I prangosur në grup me Breçanin, kush është personazhi i njohur i botës së krimit

Të tjerë personazhe të njohur të botës së errët të krimit janë arrestuar në kuadër të aksionit të mbrëmshëm, ku u prangosën edhe zyrtarë policie, mes tyre dhe Erzen Breçani.

BalkanWeb raporton se mes personave të arrestuar janë Bujar Gërmizi dhe Besmir Mustati.

Mësohet se Germizi, që tashmë ka mbiemrin Ajeti, akuzohet për krijim kushtesh për vrasje, ndërsa është një emër i njohur në botën e krimit në Kukës. Sakaq, i shpalluri në kërkim Ervin Mata akuzohet për trafik droge, ndërsa Dedan Gjoni akuzohet për krijim kushtesh.

OPERACIONI

Aplikacioni SKY zbërtheu një tjetër grup kriminal. SPAK lëshoi 11 urdhër arreste, të cilat u ekzekutuan të hënën në kryeqytet, ku u prangosën zyrtarë të lartë të policisë. Mes të arrestuarve është Dedan Gjoni, shef i krimeve në komisariatin e Policisë numër 6, Erzen Breçani, ish-nëndrejtor i policisë së Tiranës, i cili u vu në pranga në afërsi të stadiumit “Air Albania”. Ndaj tij, rëndon akuza e përkrahjes së autorit të krimit. Sakaq, pas hekurave ra edhe djali i Breçanit.

Të Fundit