E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Lajme

“SHBA-të do kërkojnë llogari në Shqipëri”, Yuri Kim paralajmëron udhëheqësit politikë të vendit

Në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim iu drejtua të dielën në mbrëmje me një mesazh të qartë udhëheqësve politikë të vendit, lidhur me kandidatët që ata do të përzgjedhin për garën elektorale të 25 Prillit. Mesazhi i ambasadores Kim, përmes një postimi të gjatë në Tëitter, erdhi ndërsa mesnatën e së hënës skadon afati për dorëzimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të emrave të kandidatëve. “SHBA-të kanë qenë shumë të qarta lidhur me përgjegjësinë e udhëheqësve për të siguruar kandidatë të pastër, si në lidhje me ligjet e Shqipërisë ashtu dhe me përcaktimet e bëra nga Sekretari i Shtetit i SHBA-ve”, shkruan ambasadorja Kim, duke ju referuar qartazi rasteve të figurave politike shqiptare të cilave u është ndaluar hyrja në territorin amerikan. Më parë, ambasadorja Kim, ka përmendur drejtpërdrejt rastin e deputetit Tom Doshi, të cilit i është ndaluar hyrja familjarisht në Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa shkruan se “shqiptarët nga çdo fushë e jetës më kanë thënë se shqetësimi më i madh i tyre është se korrupsioni, mungesa e transparencës dhe pandëshkueshmërisë kërcënojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre”, ambasadorja Kim, bën të qartë se emrat e përzgjedhur do të jenë një test për udhëheqësit shqiptarë. “Listat e paraqitura nga partitë nesër do të na tregojnë,nëse udhëheqësit e Shqipërisë e kanë kuptuar mesazhin nga SHBA, nëse janë të përkushtuar ndaj anëtarësimit në BE dhe nëse kanë vullnetin të marrin vendimet e vështira që nevojiten për një të ardhme më demokratike dhe më të begatë për Shqipërinë”, thkeson diplomatja amerikane.

Ambasadorja amerikane e përfundon mesazhin e saj me një parlajmërim të drejtëpërdrejtë. “Ne presim që krerët e partive të udhëheqësi të vërtetë. Ne do t’u kërkojmë llogari udhëheqësve të partive”, shkruan ajo ndërsa shton se “po ashtu, do të mbështesim fort Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ndërsa shqyrton dorëzimin e listave të kandidatëve, çka është një detyrë që duhet të marrë në radhë të parë në emër të votuesve shqiptarë”./vo

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑