E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

“Serbia nuk ka shanse me Kosovën”, Albin Kurti: Mendojnë se janë mbretër, ideja e shkëmbimit të territoreve është…

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për televizionin “Al Jazeera” është shprehur se i qëndron idesë kundër shkëmbimit të territoreve. Kurti ka thënë se ajo nuk është një zgjidhje dhe se do të dërgonte rajonin në një konflikt të ri.

“Nuk do të ishte një zgjidhje. Do t’i bënte gjërat edhe më keq. Unë dua zgjidhje demokratike dhe paqësore. Dhe shkëmbimi i territoreve është një shteg që na kthen prapa tek konflitket e 90-ave, dhe s’do të mbetet vetëm në mes të raporteve të Kosovës dhe Serbisë, por do të shpërndahej në gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Kurti.

Ai tutje ka shtuar se projekti i shkëmbimit të territoreve është i vdekur por ideja ende jo. Kurti ka thënë se një ide të tillë e mban të gjallë Beogradi.

“Nuk e pëlqej këtë mënyrë të bërit politikë, kur presidentët apo kryeministrat mendojnë se janë mbretër të mesjetës, kur konsiderojnë që territori shtetit është territor privat dhe shtetin e shohin si shtëpinë e tyre. Kundërshtoj këtë model, që do t’i bënte gjërat edhe më keq. Projekti i shkëmbimit ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur dhe është shumë e gjallë në Beograd, sepse të gjithë fqinjët e Beogradit që s’janë të integruar në BE, fatkeqsisht nga Beogradi shihen si shtete të përkohshme. Dhe duke imituar Rusinë, Serbia dëshiron të forcojë faktorët e saj tek fqinjët, për t’i bërë këto shtete jofunksionale dhe t’i kthej ato në shtete të dështuara. Por s’kanë shansë me Kosovën. Kosova e pavarur është këtu për të qëndruar. Ne po bëhemi më të fortë, me institucione funksionale dhe po dalim nga kriza ekonomike e po lëvizimi përpara drejt perëndimit gjë që s’është vënë në pikëpyetje asnjëherë dhe aspirojmë të anëtarësohemi në BE dhe NATO”, ka thënë ai.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑