Serat me 870 kg kanabis të ndara në 700 arka në Berat, Gjykata lë në burg 6 të arrestuarit

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për 6 të arrestuarit si anëtarë të grupit të strukturuar kriminal. 6 shtetasit akuzohen për serat me kanabis të zbuluara në fshatin Rërëz të Beratit që ishin me qera dy vite më parë.

Gjykata ka lënë në burg Sadetin Hasaj, Lulezim Bushataj, Mustaf Manej, Suad Smakaj, Arben Vrapi, Adiol Çifliku. Për të kultivuar kanabisin në 4 sera të mbyllura me plastmas, ishin punësuar 95 gra, si dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas të tjerë.

6 personat e arrestuar ruanin me armë serën me kanabis. Gjithashtu asokohe janë arrestuar edhe dy prej grave që punonin në sera, nënë e bijë Drita e Izmira Mema.

Serat me 870 kg kanabis të ndara në 700 arka në Berat, Gjykata

Operacioni atëherë u ndërmor më 10 nëntor 2022, gjatë të cilit u kap një sasi prej 870 kg kanabis si dhe u arrestuan 11 persona. Dy vite më pas me kërkesë të SPAK, GJKKO firmosi më 22 prill 2024 caktimin e masës së sigurisë personale “arrest në burg” për 9 persona.

Serat ishin të ndara në katër pjesë, secila me një sipërfaqe prej 2 dynym. Policia arriti të kapet një sasi prej 870 kg kanabis, dhe 700 arka të mbushura me bimë narkotike kanabis në proces përpunimi.

Kjo ishte edhe sasia e fundit e kanabisit në sera, pasi pjesa tjetër ishte marrë disa ditë më parë për shitje.

Serat me 870 kg kanabis të ndara në 700 arka në Berat, Gjykata

SPAK identifikon dhe rolin e secilit prej të arrestuarve

I arrestuari Sadetin Hasaj banues në Koplik, Malësi e Madhe shfaqet “si organizator e drejtues i aktivitetit të kultivimit të bimëve narkotike në sera, i cili kujdesej për mirëfunksionimin e sistemit ujitës e vaditës në sera dhe për shpenzimet për mjete pune, ushqime, medikamente për bimët, si dhe për pagesat e punëtorëve në sera, ku siguronte dhe armë zjarri për sigurinë e serave dhe të lëndës narkotike cannabis sativa” informon SPAK.

I arrestuari  Arben Vrapi banues në Drenovicë, Berat ‘ka vënë parcelat dhe tokat në dispozicion të kultivuesve e prodhuesve të lëndëve narkotike, i cili gjithashtu ishte i përfshirë aktivisht në veprimtarinë prodhuese të narkotikëve’

I arrestuari Mustaf Manej banues në Gruemirë, Malësi e Madhe ‘bashkëvepronte për sigurimin e lëvizjes së personave (kryesisht të gjinisë femërore), të cilat kanë punuar në sera për të pastruar bimët narkotike cannabis sativa dhe ishte aktiv në instalimin e pajisjeve në sera’

I arrestuari Lulezim Bushataj banues në Demiraj, Malësi e Madhe “shfaqej aktiv në transportimin e fuqisë punëtore nga qytete e rrethina në Drenovicë,Berat.”

Të njëjtat aktivitete kryenin edhe të arrestuarit Suad Smakaj banues në Demiraj, Malësi e Madhe dhe Adiol Çifliku banues në Vodëz, Kuçovë, Berat të cilët siguronin mjetet e pajisjet e nevojshme (gërshërë, thasë, qese etj.), për mbarëvajtjen e aktivitetit, si dhe ushqime për fuqinë punëtore.

“Të arrestuarit e lartpërmendur dyshohen për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, për ngjarje të verifikuar më datë 10.11.2022, në fshatin Rërëz (Berat), ku në një territor të hapur, u gjetën të ngritura 4  sera të mbyllura me plastmas, në sipërfaqen e të cilave u evidentua e instaluar linjë elektrike dhe linjë e furnizimit me ujë, përmes një pompe thithëse që furnizohej nga një kanal vaditës përballë serave, tek të cilat u gjetën 769 arka plastike, 11 thasë plastmasi të zinj, të mbushur me material bimor lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 871.4  (tetëqind e shtatëdhjetë e një) kg, kërcej bimësh e pleh kimik, peshore elektronike, gërshërë metalike, dyshekë e jorganë, armë zjarri, aparate celularë, që i’u sekuestruan, ku u arrestuan dhe po hetohen edhe aktualisht me masa të ndryshme sigurie 11 (njëmbëdhjetë) persona. Gjithashu këtu u identifikuan si punëtorë në sera edhe 95 persona të gjinisë femërore”

Të Fundit