Selishte/ Drejtori i shkolles me te mesme, ZVA: askush nuk pranoi pozicionin-20 Shtator 2021 – Stop
Të Gjitha

Selishte/ Drejtori i shkolles me te mesme, ZVA: askush nuk pranoi pozicionin-20 Shtator 2021

Një vit më parë “Stop” transmetoi rastin e ish-drejtorit të shkollës Selishtë, i cili ishte paguar, rreth 4 muaj, duke qenë në Londër. Në atë kohë policia e Dibrës nisi hetimet për rastin dhe cështja u referua në prokurori. Por të gjithë zyrtarët dolën pa lagur nga kjo histori.Pas një viti kthehemi atje për drejtorin e ri,Rubin Kurti, i cili rezulton me shkollë të mesme.Në një komunikim me gazetarin e “Stop”,vetë drejtori Rubin Kurti pranoi, se nuk kishte shkollë të lartë.Drejtoresha e ZVA Dibër, Brikena Dani, justifikohet duke thënë, se shkolla e Selishtës është larg, dhe askush nuk kishte pranuar këtë pozicion për drejtimin e shkollës 9 vjecare.Në një intervistë me specialistin e arsimit,Ndricim Mehmeti, ky i fundit shpjegon, se procedura e ndjekur nga ZVA-Dibër për emerimin e drejtorit Selishtë, është shkelje dhe përbën vepër penale.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *