E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Bota

Sekuestrohen vaksina false, paralajmëron Interpol :”Kushdo që blen këto barna….”

Mijëra doza të vaksinave anti-COVID të falsifikuara janë sekuestruar nga policia në Kinë dhe në Afrikën e Jugut.

Lajmi është bërë me dije nga Interpol i cili edhe më herët ka lëshuar alarmin global se vaksinat do të ishin objektiv kryesor për rrjetet kriminale. Rreth 400 ampula, ekuivalente me rreth 2,400 doza, që përmbajnë vaksinën e rreme u gjetën në një depo në Kinë ku oficerët gjetën gjithashtu një sasi të madhe edhe maskash.

Në Kinë, policia arrestoi 80 persona në një fabrikë që pretendohet se prodhonte vaksinë false.

Hetimet po vazhdojnë, dhe përveç arrestimeve në Afrikën e Jugut dhe Kinë, Interpol po merr gjithashtu raporte shtesë të shpërndarjes te vaksinave false dhe përpjekjeve të mashtrimit që synojnë organet shëndetësore, të tilla si shtëpitë e të moshuarve.  

Interpol lëshoi një njoftim duke paralajmëruar zbatuesit e ligjit për t’u përgatitur për rrjetet e krimit të organizuar që targetojnë vaksinat COVID-19, si fizikisht ashtu edhe në internet. Sinjalizimi gjithashtu përfshiu detaje dhe imazhe të vaksinave origjinale dhe metodave të autorizuara të transportit të ofruara nga kompanitë farmaceutike për të ndihmuar në identifikimin e shisheve të rreme.

Në faqen zyrtare Interpol paralajmëron publikun se asnjë vaksinë e aprovuar nuk është aktualisht në dispozicion për shitje në internet. Çdo vaksinë që reklamohet në faqet e internetit ose në rrjetin e errët, nuk do të jetë legjitime, dhe mund të jetë e rrezikshme.

“Kushdo që blen këto barna po e vë veten në rrezik dhe po u jep paratë kriminelëve të organizuar”.
Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑