Sazan Guri kandidat në Berat: Nëse fitoj rivalin tim në “Primare” do e bëj nënkryetar

Sazan Guri ka shpallur kandidaturën për të garuar në “Primaret” e PD-së për Bashkinë e Beratit ku do të zgjidhet kandidati për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Lajmin e ka dhënë vetë Guri në një takim të zhvilluar me Frontin për Shpëtimin Kombëtar të PD, ku i pranishëm ishte edhe kryedemokrati, Sali Berisha.

Ambientalisti tha se ai guxoi dhe se për të nuk ka rëndësi nëse fiton apo jo.

Më tej Sazan Guri shtoi se nëse i fiton zgjedhjet, rivalin e tij në “Primare” do e bëjë direkt nënkryetar bashkie.

“Unë për vete guxova, kryetar bashkie në Berat, s’ka rëndësi nëse me zgjedh primarja apo jo. Po unë guxova si intelektual, si djalë Berati. Madje i thashë kolegut, nëse unë zgjidhem kryetar, ti do jesh automatikisht nënkryetar, ai që konkurron. S’ka rëndësi fare, të guxojmë. Kaq kish.”- tha Sazan Guri.

Të Fundit