Përlotet pensionistja: Më helmuan qenin që e kisha prej 8 vitesh

Organizata për Mbrojtjen e të Drejtave të Kafshëve, Animal Rescue Albania ka njoftuar se në zonën pranë Liqenit Artificial disa qenë janë helmuar e të tjerë kanë ngordhur.

Pensionistja Afërdita Faria Halili u shpreh se në zonën e digës te Liqeni, pa që katër qenë ishin helmuar e kishin ngordhur.

Ajo theksoi se një prej qenëve, e kishte mbajtur prej tetë vitesh.

“Vetëm në pjesën e digës, gjeta katër. Të gjithë të mbaruar. I kam edhe me foto, ky qenush ka ardhur dhe është bërë 8 vjeç. Nuk donte të rrinte në pallat, unë kam shtëpinë aty afër. E donin të gjithë, në liqen, nuk po them me dhjetra, por me qindra qytetarë që i duan, por ka edhe që nuk i duan”, theksoi ajo./EuronewsAlbania

Të Fundit