Studentët para Ministrisë së Arsimit: Kërkojmë rimbursim 100 euro në muaj

Mëngjesin e ditës së sotme një grup studentësh kanë dalë në protestë para Ministrisë së Arsimit, ku kërkojnë rimbursim prej 100 eurosh.

Në një deklaratë për mediat, studentët janë shprehur të revoltuar ndaj qeverisë duke thënë se nuk e duan këtë model qeverisës.

Më tej ato thonë se jetesa në Tiranë është bërë shumë e shtrenjtë dhe një studenti në muaj i duhen rreth 400-500 mijë lekë në muaj.

“Studentët nuk kanë asnjë mbështetje nga ministria, Kemi kërkuar 100 euro rimbursim, ashtu siç e ka bërë dhe Kosova. Nuk po kërkojmë që studentët të pasurohen. Minimalisht një studenti në muaj, për të përballuar kostot e jetesës i duhen 400 deri në 500 mijë lekë në muaj. Mos të flasim pastaj për tarifat e studimit.”- tha njëri prej tyre.

“Jemi përballë faktit që kjo qeveri shqetësohet më shumë për shoë e radhës sesa për problematikat e vërteta të qytetarëve. Propagandat e kryeministrit i kemi dëgjuar gjithmonë.

Konvikteve u është vendosur vetëm një fasadë ashtu siç i është vendosur fasadë çdo lloj pune tjetër. Studentët e refuzojnë kategorikisht këtë model qeverisje. Rinia e refuzon këtë kryeministër. E ka bazuar pushtetin e tij në kap çka të kapësh. E vetmja gjëja që tremb qeverinë është guximi i rinisë. Ai ka vendosur të largojë rininë duke mos suportuar , duke mos i dhënë mbështetje”- shtoi një tjetër.

Të Fundit