STOP-EMISIONI 47(Sezoni 8) 8 Nentor 2022-Te fus ne dhe, o b****r! Shefi i Komisariatit te Pukes rreh qytetarin.

Një qytetar nga Puka, i quajtur Zamir Puka, ka denoncuar në redaksinë tonë dhunën e përdorur nga ana e shefit të komisariatit të këtij qyteti Pjerin Lazri.Ky e fundit, për një inat personal i ka cuar patrullën e i ka hequr patentën Zamirit. Por shefi i “madh” nuk u mjaftua me kaq.Gjatë një ballafaqimi me qytetarin, Pjerin Lazri, i thotë këtij të fundit, se nuk pyet për njeri, duke e sharë me libër shtëpie. Nuk mjafton kjo, por shefi i uniformave blu, i thotë, se do e fusë në dhe e do i marrë jetën, duke e goditur edhe fizikisht.

Sot është 81 vjetori i krijimit të PKSH-së. “Stop” sjell një inskenim për të mos u humbur për këtë ngjarje të rëndësishme të kohës.

Në 7 shtator sollëm historinë e një zonje, që iu drejtua spitalit privat Sante Plus për rimodelimin e barkut, por rezultati ishte i tmerrshëm. Zonja jeton prej 22 vitesh jashtë Shqipërisë dhe vendosi, që për 1900 euro të kthente barkun, që kishte pasur para lindjeve, në këtë spital në Tiranë. Pas ndërhyrjes zonja shkoi dhe 5 herë të tjera, për ndërhyrje. Herën e pestë i hoqën edhe kërthizën.Në vendin ku jeton, i duhet të bëjë sërish ndërhyrje dhe të riparojë edhe kërthizën.Inspektoriati shtetëror shëndetsor, fillimisht e gjobiti me 500 mijë lekë spitalin “Sante Plus”, ndërsa në 13 tetor i vuri shiritin e mbylljes. Ne shkuam te Urdhri i Mjekut, ku juristi Ilir Reka na tregon, se cfarë ka ndodhur. Ai thotë, se është zbuluar emri i mjekut turk Murat Akbaba, i cili pritet të dalë në Komisionin e Disiplinës dhe të përballet me pacienten, pasi mjeku pretendon, se nuk e ka kryer ai operacionin.Nga ana tjetër Inspektoriati shtetëror shëndetsor ka lejuar sërish hapjen e “Sante Plus” pasi ky spital ka bërë një kontratë për mbetjet spitalore me afat 1 vjecar. Po kështu spitali ka bërë kontratë cateringu për 6 muaj dhe ka cuar 19 kontrata mjekësh dhe 14 infermierësh, që në fakt nuk rezultojnë në listë-pagesat e spitalit, por janë të deklaruar nga institucione të tjera spitalore.

Të Fundit