Sapo ishte mbushur me gaz, merr flakë makina në Maliq, lëndohen shoferi dhe pasagjeri

Një automjet është përfshirë nga zjarri, në ecje në Maliq. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:20, në fshatin Vloçisht.

Automjeti ka marrë flakë, kur sapo ishte furnizuar me gaz në një karburant.

Për pasojë kanë pësuar djegie, drejtuesi dhe pasagjeri të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës. Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe kanë bërë të mundur fikjen e flakëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.09.2021, rreth orës 07:20, në fshatin Vloçisht, Maliq, ka rënë zjarr në një automjet në ecje, i cili sapo ishte furnizuar me lëndë djegëse (gaz) në një karburant në afërsi të këtij fshati.

Për pasojë kanë pësuar djegie, drejtuesi dhe pasagjeri të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës.

Shërbimet e zjarrfikëses, kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të Fundit