Saimir Tahiri kërkon uljen e dënimit në Gjykatën e Elbasanit

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kërkon në Gjykatën e Elbasanit që t’i njihet koha gjatë të cilës ai ka shlyer një pjesë të dënimit të dhënë më 19 shtator të 2019.

Bëhet fjalë për dënimin e parë, ku ish-ministri u dënua me 3 vite e 4 muaj shërbim prove. Tahiri pretendon se ka shlyer pjesën më të madhe të këtij dënimi.

Seanca e sotme u shty për shkak të mungesës së avokatit të tij, Maks Haxhia.

Nëse Gjykata e Elbasanit ia pranon këtë kërkesë, atij do i ulet dënimi me të paktën 1 vit e gjysme, nga 3.4 vite që është dënuar.

Më 4 shkurt, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lë në fuqi vendimin e shkallës parë, me ndryshimin që Tahiri do të vuaj në burg dënimin me 5 vite heqje lirie.

Për shkak të uljes së dënimi, Tahiri po vuan dënimin me 3 vite e 4 muaj burg.

Tahiri u emërua ministër i Brendshëm në vitin 2013, në moshën 34-vjeçare. Në mars 2017, Tahiri dha dorëheqjen pas publikimit të disa përgjimeve në Itali ku përmendej emri i tij nga Moisi Habilaj.

 

Të Fundit