“Sa erdhi Lulzim Basha më hoqi nga puna”, shoferi i autobusit: Fitova gjyqin, s’më japin lekët!

Petref Hyka, një ish shofer autobuzi nga Parku i autobuzave të udhëtarëve, në varësi të Bashkisë Tiranë është drejtuar në redaksinë tonë, pasi në vitin 2013, kryetari Lulzim Basha, pushoi edhe 70 shoferë të vjetër, duke i zëvendësuar me rinj, pa njoftim dhe pa arsye. Petrefi iu drejtua bashkisë, Avokatit të Popullit dhe Gjykatës, e cila i njohu të drejtën e dëmshpërblimit.

Tani Petrefit i takojnë rreth 5 milionë lekë që nga viti 2015, të cilat nuk ia japin. Përmbaruesi Ekrem Spahiu, ka kryer të gjithë procedurën, por Bashkia nuk i bindet këtij vendimi gjykate, sepse luan me emrin e paditësit Park autobuzash-Bashki. Gazetarja bashkë me qytetarin iu drejtuan Bashkisë Tiranë, zyrës jurudike, ku nga 10 shkresa, që kishte bërë qytetari më parë, bashkë me gazetaren, bënë të 11-ën. Përmbaruesi Ekrem Spahiu, shprehet, se për këtë rast ka 2 zgjidhje: ose vendimi të ekzekutohet me këshill bashkiak, ose ish shoferët të rihapin gjyq, për të cilësuar emrin e debitorit nga park në Bashki.

Të Fundit