E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

“Rroga sot është 950 euro” Rama fton mësuesit në pension: Rikthehuni në arsim, punoni me orar të reduktuar

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij, ku mori pjesë në inaugurimin e rikonstruktimit të shkollës “Babë Dudë Karbunara” në Berat, tha ndër të tjera se paga mesatare sot e një mësuesi është 950 euro.

Rama ka ftuar të gjithë mësuesit pensionistë që duan të punojnë, të kthehen të japin mësim me orar të reduktuar. “Ne po punojmë intensivisht për këtë, me qëllim që të fillojmë integrimin e pensionistëve në hapësirën e rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse”, tha Rama.

Edi Rama: Ftoj shumë mësues pensionistë që të punojnë si mësues me orar të reduktuar, në një përkujdesje të veçantë që ka të bëjë me mbikëqyrjen dhe me lehtësinë që duhet të ketë në aspektin e komunikimit procesi i punës së nxënësve të arsimit profesional në ndërmarrje, si pjesë e sistemit dual që ne po thellojmë dhe është domosdoshmëri për t’i dhënë më shpejt dhe më shumë krah të kualifikuar tregut.

Sot duam të përfshijmë në tregun e punës edhe mësuesit pensionistë. Ne po punojmë intensivisht për këtë, me qëllim që të fillojmë integrimin e pensionistëve në hapësirën e rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse. Kështu, edhe pensionistët të ndjejnë hap pas hapi, projektin e Shqipërisë 2030. Paga mesatare e mësuesit është 950 euro dhe është në nivelin e vendeve më të përparuara të rajonit tonë.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑