Rrjedhje gazi në një banesë në Bulqizë, tre të vdekur, një i asfiksuar.

Një tragjedi ka ndodhur në një familje në Bulqizë, ku si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombol, kanë humbur jetën 3 persona dhe është asfiksuar një tjetër. Ngjarja ka ndodhur në Ostren të Madh të Bulqizës.

Deri më tani nuk dihet ende rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, si dhe identiteti i plotë i viktimave. “Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit.
Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjestar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të Fundit