Rrezikuan jetën e banorëve me hedhjen e mbetjeve spitalore, hetohet qendra shëndrtëdore Shkozë

Në 26 tetor 2023 denoncuam Qendrën shëndetësore të Shkozës për mbetjet spitalore të hedhura në ambiente publike.Me qese plot mbetje spitalore në dorë, drejtori mohoi hedhjen e tyre në kazanët e mbetjeve të lagjes. Por në prani të tij, ne pamë dhe i treguam një qese mbetjesh të rrezikshme, që ishte bërë gati për t’u hedhur.Rastin ia përcollëm edhe Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, i cili gjobiti me 10 milionë lekë të vjetra Qendrën Shëndetsore Shkozë.Nga ana tjetër, Policia e Shtetit, Komisariati numër 1, na informon, se ka nisur hetimi, janë pyetur të gjithë punonjësit e kësaj qendre, është kqyrur vendi i hedhjes së mbetjeve, janë marrë provat materiale dhe cështja është referuar në prokurori për veprën “Menaxhimi i mbetjeve” për administratorin e “Pura Medical”.

Të Fundit