Djali dhunonë nënën, ish-bashkëshorti i merr shtëpinë…

Në shtator të këtij viti transmetuam një rast problematik në Lezhë, pasi një zonjë, na tregoi, se cfarë lojrash ka bërë ish-bashkëshorti, me të cilin jetoi 23 vjet, për t’i marrë shtëpinë. Ky i fundit në bashkëpunim me firmën ndërtuese, tjetërsuan pasurinë e blerë në vitet 2017-2018. Në fund shtëpia i kaloi një personi të lidhur me ish me ish- burrin e saj, kunatit të tij.Në të gjitha këto veprime, denoncuesja nuk është pyetur fare nga noteri, Fran Gjoni. Vetë noteri nuk i pranoi shkeljet. Kur gruaja ka tentuar të hyjë në apartamentin, të cilin e mban ish-burri me letra të falsifikuara, zonja u dhunua, jo vetëm nga ai, por edhe nga djali 18 vjecar.Ajo u ekzaminua nga një mjek, u shtrua në spital dhe u pajis me raport mjeko-ligjor për 9 ditë paaftësi.Më pas bëri dhe denoncim në polici. Por ish-bashkëshorti, pas tre javësh qëndrim në burg, u la i lirë dhe zonja ndjehet e kërcënuar.Ne kërkuam informacion zyrtar nga prokuroria e Lezhës për situatën dhe na thanë, se veprimet hetimore janë ndjekur, por janë sekret hetimor. Prokuroria ka kërkuar burgim për agresorin, por gjykata ka vendosur, detyrim paraqitjeje për Gjergj Sutin.Eksperti mjek-ligjor, që ekzaminoi viktimën e dhunës, pranon, se zonjën e “ka mbyt burri i vet”.Ajo ka patur dëmtime, e konfuzion cerebral.Por ky raport i ekspertit, i ka shkuar prokurorisë, vetëm pas interesimit të “Stop”.Së fundi kemi mësuar, se prokuroria ka regjistruar procedimin penal për “mashtrim” për shtetasin Gjergj Suti.Fatmir Laçej, ekspert i problemeve noteriale, e konsideron revokimin e kontratës pa prezencën e zonjës, të parregullt dhe për të gjitha kontratta e tjera, ai propozon padi civile në gjykatë për palën e penalizuar.Ky problem po ndiqet edhe nga Ministria e Drejtësisë, e cila ka kërkuar informacion nga noteri Fran Gjoni dhe nga Prokuroria e Lezhës për rastin në fjalë. Në një shkresë drejtuar zonjës, Prokuroria e Lezhës thotë, se ka regjistruar procedim penal për noterin Fran Gjoni dhe është administruar material voluminoz nga ASHK Lezhë.

Të Fundit