Personalitete të njohura si Daniel Craig apo sipërmarrës si Warren Buffett dhe Kevin O’Leary, nuk janë të vetmit që ndajnë shqetësimin se ekziston mundësia t’i lënë fëmijëve të tyre më shumë para seç duhet pas vdekjes.
Milionerët po merakosen gjithnjë e më tepër se pasardhësit e tyre nuk do t’i meritojnë plotësisht, pasuritë e ngritura nga ata prej vitesh.
Këto nuk janë vetëm histori personale por përfundimet e një studimi të kryer nga kompania e konsulentëve financiarë The Motley Fool, të cilët kryen një sondazh me 2,000 pjesëmarrës – të klasifikuar si individë me të ardhura neto që i kalojnë $1 milionë dollarë – duke i pyetur rreth qëndrimeve që ata mbajnë ndaj trashëgimive.
“Përveç se po ndërgjegjësohen gjithnjë e më tepër, këta biznesmenë të suksesshëm po konsiderojnë gjithnjë e më tepër lënien mbrapa të trashëgimive me kushte të cilat kanë qëllim t’i nxisin fëmijët e tyre të marrin mbi vete vlera të cilat ata i mendojnë të rëndësishme, si orët e gjata të punës, dalja me rezultate të mira në shkollë apo gjetja e një karriere të mirë,” – u shpreh Jack Caporal, analist studimesh.
Gjithsesi, pavarësisht shqetësimit të përbashkët rreth sasisë së trashëgimisë që duhet të linin mbrapa, 60% e tyre mendonin se është “shumë e rëndësishme” t’i linin fëmijëve një trashëgimi të bollshme dhe rreth 34% planifikonin t’i linin atyre 50% ose më tepër nga pronat dhe asetet e tyre.