E Shtunë, 28 Nëntor 2026
Lajm i fundit
New York njeh zyrtarisht 28 Nëntorin, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë futet në kalendarin e qytetit amerikan Nisin tensionet në protestën kombëtare, protestuesit godasin disa institucione gjatë marshimit drejt Kryeministrisë 28 Nëntori, liderët e Shqipërisë dhe Kosovës bashkë në Vlorë për ceremoninë e ngritjes së flamurit Policia e Shtetit uron 28 dhe 29 Nëntorin: Në shërbim të flamurit, qytetarëve dhe atdheut “Më të afërt me Europën e bashkuar”, Rama uron shqiptarët për festën e 28 nëntorit Masa të shtuara sigurie në Vlorë për 28 Nëntorin, qindra forca policie dhe RENEA në terren “107 mijë vullnete për ta çuar vendin në referendum”, Lapaj dorëzon firmat në KQZ Saimir Tahiri publikon përgjimin ambiental: Grupi im kriminal më kishte emëruar kryeministër Marta Kos: Shqipëria mund të hyjë në BE deri në vitin 2030, negociatat mund të mbyllen vitin e ardhshëm Bardhi e Balliu u përjashtuan nga punimet e Kuvendit me 60 ditë, Gjykata Administrative shpall të paligjshëm vendimin për dy deputetët e PD: Të shfuqizohet
Lajme

Rregullorja e re, si do bëhet përllogaritja e dëmeve në raste aksidentesh

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka hartuar një draft të ri dhe ka nxjerrë për konsultim publik rregulloren e sigurimit të detyrueshëm për automjetet në raste aksidentesh.

Në këtë draft-propozim, ka ndryshuar edhe përllogaritja e dëmeve që mbulohet nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm. Sipas këtyre ndryshimeve, është rritur shkalla e dëmshpërblimit në raste aksidentesh.

Në rregullore janë reflektuar gjithashtu disa nga ndryshimet kryesore të Ligjit të ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, që kanë të bëjnë me rritjen e limiteve të përgjegjësisë për pagesën e dëmeve, si edhe mundësinë e të siguruarit për t’iu drejtuar direkt shoqërisë së tij të sigurimit, në rastet kur pëson aksident nga një mjet i pasiguruar, ose i paidentifikuar.

Në rast aksidenti me pasojë humbje jete, dëmi pasuror përllogaritet si produkt i të ardhurave vjetore neto me koeficientin e shumës së kapitalizuar dhe moshës së daljes në pension.

Risitë kryesore të rregullores janë:

-Ka ndryshuar kategorizimi i personave të dëmtuar, për efekt të llogaritjes së koeficientit të moshës së daljes në pension, duke rritur vlerën e dëmit pasuror;

-Është rritur masa e dëmshpërblimit për dëmin pasuror ndaj të miturit;

-Është rritur masa e mbulimit të shpenzimeve funerale;

-Është rritur masa e dëmshpërblimit për dëmin jopasuror në rastet e paaftësisë së përhershme, i cili përfshin dëmin biologjik, moral dhe ekzistencial;

-Është përmirësuar dhe zgjeruar metodologjia e përllogaritjes së dëmit jopasuror ku përfshihet dëmi biologjik, i ndarë sipas grupmoshave dhe shkallës së paaftësisë. Gjithashtu edhe dëmi moral dhe ekzistencial përllogaritet në funksion të shkallës së paaftësisë për punë;

-Llogaritja e dëmit jopasuror është parashikuar e ndarë për çdo figurë dëmi si dhe e drejta për ta përfituar është individuale dhe nuk varet nga kërkesat e të dëmtuarve/përfituesve të tjerë për dëme nga kjo ngjarje. Në këtë mënyrë  rregullorja synon t’i individualizojë përfitimet për secilin të dëmtuar dhe familjarët e tij.

-Janë saktësuar afatet e trajtimit të kërkesës për dëmshpërblim, si edhe është qartësuar procedura për kërkesën e shoqërisë së sigurimit për plotësim dokumentacioni;

-Është parashikuar procedura për rastet e dëmeve që trajtohen me Raportin Evropian të Aksidenteve.

 

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑