Rinas/ Kishin falsifikuar testin për COVID, procedohen penalisht 6 persona

Policia e Shtetit njofton se ka ndaluar në shërbimet e Policisë Kufitare Rinas kanë proceduar penalisht 6 persona për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” të testit për COVID-19.

Te proceduarit janë R. P., 47 vjeçe dhe R. Sh., 23 vjeç, banues në Shkodër; L. L., 21 vjeçe dhe E. M., 39 vjeçe, banuese në Tiranë; D. G., 45 vjeç, banues në Berat dhe F. T., 37 vjeç banues në Burrel.

Këta shtetas kanë qenë pasagjerë të linjave me destinacion Brukselin, Vjenën dhe Romën dhe gjatë përpunimit të dokumentacionit janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, me test të COVID-19 të dyshuar të falsifikuar.

Po nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas u proceduan penalisht, për veprën penale ”Kalimi i paligjshëm i kufijve”, shtetasit E. Ç. dhe A. B., 29 vjeç, banues në Berat, pasi kanë tentuar të kalojnë për në Angli në mënyrë ilegale, si dhe shtetasi N. S., 33 vjeç, banues në Peqin, pasi ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të kundërligjshme.

Policia Kufitare do intensifikojë kontrollet me qëllim goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për qytetarët.

Të Fundit