Reshjet e dendura të dëborës bllokojnë disa akse në vendin tonë/ Moti i keq përfshin rajonin

  • Në Qarkun e Dibrës vazhdojnë reshjet me intensitet të lartë. Sipas të dhënave deri në orën 17:00, trashësia në qytetin e Peshkopisë ka shkuar në rreth 20 cm, në zona të thella deri në 50 cm.

Rruga Peshkopi- Kuben Kukës kalohet pjesërisht me zinxhirë, e bllokuar në dy segmente në Koben dhe nga Sllova deri në Vasie.

Aksi kombëtar Peshkopi – Tiranë është i bllokuar në segmentin Peshkopi – Maqellarë në Dovolan ku kanë mbetur rreth 100 mjete, si dhe aksi tek pishat e Bulqizës – Qafa e buallit i bllokuar.

By-Passi i Murrizit është i bllokuar nga fshati Bastar Murrizë deri tek ura e Gurit të Bardhë, ku më shumë se 300 mjete janë të bllokuara në dy krahët.

Si pasojë e thyerjes së pemëve, ka mbetur pa energji elektrike i gjithë territori i Bashkisë Dibër bashkë me njësitë administrative.

Nga informacionet e marra deri tani nuk ka pasur asnjë thirrje për emergjenca shëndetësore nga njësitë administrative.

Por jo vetëm vendi ynë është pushtuar nga reshjet e dendura të dëborës dhe moti i keq

I gjithë rajoni i Ballkanit është përfshirë nga moti i keq 24 orët e fundit. Pamjet që po shihni vijnë nga rruga Kërçovë-Ohër në Maqedoninë e Veriut, ku ka reshje intensive të borës.

Raportohet se qarkullimi po kryhet me vëshirësi. Në terren po shihen edhe ekipe të pastrimit të borës.

E njëjta situatë është edhe në Kosovë, ku pothuajse të gjitha qytetet janë mbuluar nga dëbora.

Për momentin raportohet se gjendja e rrugëve është e kalueshme.

Të Fundit