Kolegë, familjarë e qytetarë i japin duartrokitjet e fundit Zef Dedës

Kolegë, familjarë e qytetarë të shumtë i kanë dhënë duartrokitjet e fundit Mjeshtrit të Madh, Zef Deda në ambientet e teatrit “Migjeni”, në shtëpinë e tij të dytë prej së cilës i dhuroi publikut të tij të qeshura dhe momente të paharrueshme.

Në hollin e teatrit “Migjeni”, aktori i mirënjohur i humorit, Jul Deda, ka shprehur disa fjalë zemre për babain e tij, të madhin Zef Deda.  Ai ka falenderuar babain e tij për shembullin që ka në jetë, si baba, bashkëshort, gjysh dhe artist i jashtëzakonshëm.

Mes dhimbjes së madhe, Jul Deda thotë se ai së bashku me vëllanë e tij, Marion, do të fokusohen në ruajtjen e emrit të mirë të babait të tyre dhe me shpresë se do ja dalin, aktori thotë se do i mbrojë i ati nga lart.

Të Fundit