Në 21 qershor transmetuam një rast korruptiv në Shkodër.Rektorja e Universitetit “Luigj Gurakuqi”,Suzana Golemi dhe pedagogia Donalda Laçej, e lëndës biokimi mjeksore për 3 degët, mami, infermieri dhe fizioterapi, merrnin para nga sutdentët, për t’i kaluar në provime. Nga 120 studente, 110 prej tyre, ishin ngelës në lëndën e biokimisë. Ata, që kishin mundësi ekonomike, jepnin minimalisht 150 euro, për të marrë provimin. Pas transmetimit tonë, u bë dhe pezullimi nga ministria e Arsimit për Rektoren dhe u proceduan penalisht për korrupsion dhe shpërdorim detyre Suzana Golemi dhe Donalda Lacej. Pas 6 muajsh mësojmë, se cështja është ende nën hetim.Por nga ana tjetër, edhe pse e pezulluar dhe nën hetim, zonja Golemi vazhdon të japë mësim e të marrë në provim studentët.Ne kemi mësuar, se nuk është vetëm senati akademik, por edhe prokuroria, që e mban me hatër pedagogen. Përfaqësuesja e akuzës Blerta Hamza, që po heton këtë rast, është pedagoge e jashtme e universitetit dhe ceshtja duhet të hetohet nga Spak.
- +355 67 220 8888
- [email protected]