Një 46-vjeçar është vënë në pranga nga policia në qytetin e Durrësit. Arrestimi i tij ka ardhur pasi në dyqanin në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan fishekzjarrë dhe cigare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara. Policia gjithashtu bën me dije se ai i fshihte të ardhurat e përfituara nga shitja e tyre.
46-vjeçari akuzohet për veprat penale “Kontrabanda me mallra me të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
“Durrës/ Finalizohet operacioni i koduar “Illegality”. Zbulohet një dyqan ku shiteshin mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.
Vihet në pranga pronari i dyqanit, i cili fshihte të ardhurat e përfituara nga shitja e mallrave. Sekuestrohen qindra paketa me cigare dhe fishekzjarrë, të dyshuara të kontrabanduara.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, bazuar në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative, finalizuan operacionin e koduar “Illegality”.
Gjatë operacionit u ushtrua kontroll në dyqanin e shtetasit R. D., në lagjen nr.14, Durrës, ku nga kontrollet dhe verifikimet rezultoi se shiteshin
Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë pronari i dyqanit, shtetasi R. D., 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra me të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



