Tentoi të vidhte një banesë,kapet hajduti 20-vjeçar në Korçë

DVP Korçë njofton: Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 20 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë në banesën e një 64-vjeçari, në këtë fshat.

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 65 vjeç, banues në fshatin Symiz, Maliq, pasi në bulevardin “Fan Noli”, Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, ka aksidentuar lehtë një 16-vjeçare, banuese në Korçë, këmbësore në rrugë, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit