E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi! 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, plagosen edhe 3 fëmijë “Seksi më i shtrenjtë që nga koha e Helenës së Trojës”, senatori amerikan tallet me skandalin e shefit të Nvidia-s: Shpresoj ta ketë shijuar Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë
Aktualitet

”Reforma në Drejtësi të merret shembull”, Balla: KE ua rekomandon shteteve

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend ditën e sotme është shprehur se ndryshimet e propozuara në Reformën në Drejtësi, janë reflektim i problematikave që janë hasur gjatë implementimit të saj.

Teksa e ka konsideruar Reformën në Drejtësi si një histori suksesi, dhe ka thënë se KE ua rekomandon shteteve të tjera për ta aplikuar në sistemet e tyre të drejtësisë.

“Zgjedhjet e 25 prillit, po kthehen në një referendum mes ata që duan ta zhbëjnë reformën në drejtësi dhe mes nesh që e konsiderojnë si reformë kyçe të ndarjes së Shqipërisë mes tranzicionit të tejzgjatur dhe rrugës europiane. Sot KE ua rekomandon si ilaçe për drejtësinë tyre, edhe Serbisë, Maqedonisë së Veriut, i rekomandohet reforma në Drejtësi që ka Shqipëri, prandaj ndryshimet ligjore vijnë si rezultat i një sërë problematikash të evidentuara.

Nuk bie dakord që procesi i Vettingut ka qenë i mangët, por ka ndihmuar në vakancat, por prap jemi në kushtet ku Gjykata Kushtetuese është funksionale dhe prej fund dhjetorit të vitit të shkuar KE, konstatojmë që i kemi kryer detyrat e shtëpisë, a ka ende në sistem gjyqtarë si gjyqtarja e Krujës, që në pritje të Vettingut, po kryejnë vepra penale, po. Drejtësia mbrotje Ilir Metën dhe Sali Berishën, Ardian Dvorani vlerësohet për karrierën e tij si kampion i luftës kundër korrupsionit”, tha Balla.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑