Rama zotohet në Bruksel: Askush s’është imun ndaj drejtësisë në Shqipëri – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

Rama zotohet në Bruksel: Askush s’është imun ndaj drejtësisë në Shqipëri

“Askush nuk është imun ndaj drejtësisë, as pozita, as tesera e partisë nuk mund t’i ndihmojë më”. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE që po zhvillohet në Bruksel.

Ai u zotua se tashmë në Shqipëri funksionon një drejtësi e pavarur.

“Ne shkatërruam pallatin e vjetër të drejtësisë. Tani kemi institucionet e reja, SPAK dhe BKH janë elementë thelbësorë të kësaj epoke të re. Nëse vite më parë do të kishim pyetur dikë në Shqipëri, për shanset për të parë një politikan pas hekurave, do të kishin qeshur para jush.

Askush nuk është imun ndaj drejtësisë, as pozita, as tesera e partisë nuk mund t’i ndihmojë më. Një gjyqësor i pavarur dhe barazia para drejtësisë janë të mundshme dhe të arritshme për Shqipërinë”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare.

Këtë të martë në Bruksel u zhvillua Konferenca e parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që do të nisë me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *