Rama thirrje emigrantëve shqiptarë për t’u kthyer në Shqipëri: Grant 5 mijë euro për ata që investojnë në agro-turizëm – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Rama thirrje emigrantëve shqiptarë për t’u kthyer në Shqipëri: Grant 5 mijë euro për ata që investojnë në agro-turizëm

Nga Belshi kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë, që të kthehen në vendin e tyre për të investuar.

Gjatë fjalës së tij lideri i PS-së tha se në mandatit e tretë, qeveria do t’i japë 5 mijë euro grant çdo emigranti që vjen e ndërton shtëpinë e babait apo të gjyshit, për të nxitur kështu agro-turizmin.

“4 mijë vizitorë në javë në Belsh. Ne kemi vendosur që gjatë mandatit të 3 do i japim 5 mijë euro grant çdo emigranti që do të vijë në Shqipërisë të rindërtojë shtëpinë e gjyshërve, apo të babës çdo emigranti për t’u kthyer këto shtëpi në pjesë të motorit në mundësi të sjelljes së parave. Pa i kërkuar llogari për asgjë tjetër, përveçse ato mos të jenë para të krimit. Një amnisti për ata emigrantë që duan të investojnë këtu. Kjo do të sjellë transformimi të madh ekonomik, siç ka sjell në zona të bekuara të Italisë. Agroturizmi në Shqipëri është akoma në embrion.”, tha Rama.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *