E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

Rama: Shqipëria ka numrin më të ulët të vrasjeve në 32 vite

Nga Erseka, kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur lidhur me situatën kriminale në vend.

Teksa pranoi se në vend ndodhin krime, ai theksoi se në Shqipërinë e këtij viti kemi pasur numrin më të ulët të vrasjeve gjatë 32 viteve.

Edi Rama: Shqipëria vërtet ka vrasje, por sot Shqipëria e këtij viti ka numrin më të ulët të vrasjeve në 32 vjet. në këto vite, mesatarja e vrasjeve është sa gjysma e vrasjeve të viteve të fundit para se sa ne të merrnim detyrën. Unë e kuptoj shumë mirë që e keqja harrohet shpejt, e mira s’ka fund. Ne kemi shumë për të bërë sepse i kemi rritur mundësitë, kemi rritur ekonominë dhe pagat, por dhe të tjerët rriten nuk rrinë në vend.

Kryeministri pranoi se edhe ata (mazhoranca) kanë bërë gabime, por të krahasosh Shqipërinë sot me atë të disa viteve do të thotë që ose je totalisht i verbuar nga urrejtja, ose je totalisht i padëshiruar për të kuptuar të vërtetën.

Sot Shqipëria nuk ka asnjë krahasim me dje, theksoi Rama.

Edi Rama: Ka korrupsion në Shqipëri, por ishte deri para 5-6 vjetëve, ndoshta dhe më pak. Duhet të shkonit të mbanit radhë në shi dhe diell për të paguar faturën e energjisë, rinit nëpër sportele për të marrë një certifikatë. Sot Shqipëria, jo duke e thënë unë, por me atë që thotë raporti i zhvillimit të shërbimeve publike digjitale është vendi i 8 në Evropë për shërbimet publike digjitale.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑