Rama: Rana e Hedhun do transformohet në një destinacion me 5 yje

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjete sociale një foto me kryebashkiakun e Lezhës Pjerin Ndreu.

Teksa shihen duke u konsultuar mbi një projekt, Rama paralajmëron transformimin e vendit të quajtur Rana e Hedhurn në Lezhë.

Sipas shefit të qeverisë kjo zonë do të kthehet në një destinacion të turizmit mesdhetar me 5 yje.

“Me kryebashkiakun që vit pas viti po e kthen Lezhën turistike në Spanjën e vogël të Shqipërisë, duke diskutuar për sfidën e transformimit të Ranës së Hedhun në një destinacion të turizmit mesdhetar me pesë yje.

Pjerini e ka fiksim të vjetër të sfidojë Jonin me një zhvillim fantastik në Adriatik, nëse bashkohet me Benetin ka shumë gjasë t’ia dalin, por halli është se ky do që të sfidojë edhe Shkodrën”, shkruan Rama.

Të Fundit