Rama publikon pamje nga Thumana: Për 4 muaj do shndërrohet në qytezë të re

Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama ka publikuarnë rrjetet sociale pamje nga punimet në Thumanë.

Krahas videos, Rama shkruan se brenda 4 muajsh Thumana do të jetë shndërruar në një qytezë të re me 278 apartamente në 14 pallate, 155 banesa individuale, infrastrukturë moderne, shëtitore, terrene sportive, hapësira të gjelbërta.

“Thumana tani. Brenda 4 muajsh do të jetë shndërruar në një qytezë të re, me 278 apartamente në 14 pallate, 155 banesa individuale, infrastrukturë moderne, shëtitore, terrene sportive, hapësira të gjelbërta, si dhe shkollën e kopshtin “Ramazan Jangozi”, por edhe qendër komunitare në shërbim të banorëve. Punimet kanë ecur me ritme rekord e në tetor do të fillojë akomodimi i familjeve në banesat e reja, ndërsa në fund të vitit përfundon i gjithë siti, përfshirë objektet publike për të cilat po punohet paralelisht nga Bashkia, e ku do të përqendrohen Njësia Administrative, Qendra Shëndetësore e një pjesë e mirë e shërbimeve publike për qytetarët”,-shkruan Rama.

Të Fundit