Rama pas kritikave në KiE: U ndjenë të fyer, por është bërë gabim tragjik ndaj Kosovës

Kryemnistri Edi Rama ka folur për mediat shqiptare pas fjalimit të mbajtur Këshillin Europian lidhur me akuzat që janë ngritur ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Rama thotë se nuk kishte shkuar në KiE për të fyer punën e askujt, por se me Kosovën është bërë një gabim tragjik.

Rama: Histori shokuese, jam i bindur që kur ti hyjnë më thellë gjendja është më e rëndë seç thash. Është normale sepse siç e dëgjuat në 2 momente u ndjenë të fyer në punën e tyre por nuk erdha këtu ti fyej por me një qëllim të mirë është bërë një gabim tragjik e vepër e shëmtuar. Gjithçka do shkojë ne vendin e duhur sepse kështu shkon e vërteta. E vërteta e Kosovës nuk mbulohet nga hipokrizi dhe sedërprekjeje.

Në Asamblenë e Përgjithshme të KiE, Rama pati një “Debat” me përfaqësuesin e Rumanisë mbi raportin e Dick Martyt, i cili i tha kreut të qeverisë shqiptare se Asambleja nuk është Prokurori.

Të Fundit