Rama: Objektiv i mandatit të 3, studentët të marrin diploma europiane

Rama: Në mandatin e tretë drejt objektivit që studentët tanë do marrin diploma europiane në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka nisur sot konsultimin me rektorët e universiteteve dhe është dakortësuar krijimi i Komitetit të Përbashkët për politikat e arsimit të lartë.

Përmes një postimi në Facebook kreu i qeverisë shprehet se në mandatin e tretë do të punohet drejt Hapjes së Dyerve të universiteteve shqiptare për Universitetet Publike Europiane dhe krjimin e kushteve, që studentët shqiptarë të mund të marrin në të ardhmen diploma europiane në Shqipëri.

“Nisëm sot konsultimin me rektorët e universiteteve publike për ngjitjen e Arsimit të Lartë në një nivel tjetër dhe dakordësuam krijimin e Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë.

Do të punojmë ngushtësisht së bashku që ta kthejmë Mandatin e Tretë në fazën e një hopi të madh, drejt Objektivit Strategjik të Hapjes së Dyerve të universiteteve tona për Universitetet Publike Europiane dhe krjimin e kushteve, që studentët tanë të mund të marrin në të ardhmen diploma europiane këtu, në Shqipëri”, shkruan Rama.

Të Fundit