Rama: Nisma e re e qeverisë ‘Shqipëria mirëpret botën!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një komunikim për mediat në kuadër të javës kulturore ndërkombëtare.

Kryeministri Rama tha se më këtë nismë të re synohet larmishmëria e kulturave të ndryshme . Gjithashtu Rama u shpreh se javët kulturore synohet të bëhen traditë në Itali dhe Francë.

“Nisma e re e qeverisë “Shqipëria mirëpret botën”, në bashkëpunim me vende të tjera mike kemi organizuar përmes një serie javësh kulturore ndërkombëtare. Ne synojmë të jemi traditë e përvitshme për të shpalosur tradita, kultura të ndryshme , forma dhe shprehje nga më të larmishmet. Disa prej vendeve të përfshira janë të angazhuara prej kohësh. Ky angazhim i përbashkët i bën më të aksesueshme për publikun e gjerë duke përfshirë jo vetëm aktivitete artistike, por edhe aktivitete që janë më popullore, në rrugë ose edhe drejtpërdrejt me kulturën e gatimit të vendeve të tjera”., tha ai.

Të Fundit