Sezoni turistik, Rama: Shqiptarët të mos na turpërojnë në sytë e botës

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat teksa ka folur këtë të hënë për nismën kulturore “Shqipëria mirëpret botën”, është ndalur edhe tek sezoni turistik.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se ky sezon i këtij viti do të jetë më i miri dhe ndër të tjera theksoi se prej kohësh është punuar për pastërtinë në bregdetin shqiptar dhe prenotimet janë domethënëse.

Më tej kryeministri tha se për të ndryshuar situatën me pastërtinë në bregdet nuk mjafton angazhimi i shtetit, por duhet dhe që shqiptarët të jetë në lartësinë e duhur për të mos u turpëruar në sytë e botës.

“Sezonet kanë ndryshuar ndjeshëm dhe pse duhet të jetë më i thellë dhe shumë drastik. U bënë disa vite që gjatë sezoneve kemi kalendare dhe harta specifike destinacionesh për turistët. Në këtë drejtim edhe bashkëpunimi me bashkitë është strukturuar, ka patjetër shumë për të bërë, në këtë proces duhet kohë për të ndërtuar ashtu siç duhet. Ky sezon që nis do të jetë më i miri, kemi punuar prej afron një viti për pastërtinë, kemi një skemë të re që do të fillojë të zbatohet në të gjithë zonën bregdetare dhe ndryshimi do të jetë i dukshëm. Për të ndryshuar situatën me pastërtinë në bregdet nuk mjafton angazhimi i shtetit, por duhet dhe qytetari turisti, shqiptari që ta themi copë të jetë në lartësinë e duhur për të mos u turpëruar në sytë e botës, por dhe për teë mos u bërë pasqyra deformuese e rritjes së fëmijëve tanë.  Në atë mjedis plehrash që shihen ne rrisim fëmijët dhe bëjmë gjynahun e madh të mësimit të fëmijëve me plehrat si një gjë e zakonshme. Kështu që çdo prind duhet ta ketë parasysh të mos e mësojë fëmijën që plehrat hidhen nga dritarja e shtëpisë, makinës apo e dhomës ku pushojnë. Edhe lejet e ndërtimit, kryesisht të dhëna nga Bashkia e Durrësit, gjysma janë për hotele. Shifrën krahasuese nuk e kam këtu, por di të them që aeroporti ‘Nënë Tereza’ ka numrin më të lartë të fluturimeve në Evropë. Sot që flasim jemi me 20% plus, kjo për shkak të uljes drastike të çmimeve. Brenda dekadës Shqipëria do të jetë kampione në rajon për turizmin”-tha Rama.

Të Fundit