Rama nga Tropoja: Shyqyr nuk jemi në komunizëm, kush te dojë mund ta lërë Atdheun

Nga Tropoja ku është takuar me qytetarë të zonës, kryeministri Edi Rama komentoi edhe debatet që janë bërë së fundmi me britanikët sa i përket refugjatëve shqiptarë në Angli. Rama citoi një artikull të bërë nga një gazetare britanike e cila shprehej në artikullin e saj se shqiptarët po bëjnë sot atë që vendet e zhvilluara e kanë bërë dikur kur kishin më pak mundësi financiare.

Rama tha se rëndësi ka qe Shqipëria nuk është më një vend diktatorial dhe kush të dojë është në të drejtën e tij që të largohet.

“Një gazetare britanike kishte shkruar një artikull ku thoshte se vetëm vendet diktatoriale vënë në diskutim lirinë e njerëzve për të ikur apo për të ardhur. Shqiptarët sot po bëjnë atë që bota e ka bërë qysh në lindje të saj. Atë që ne kur kemi qenë më pak të pasur se sot e kemi bërë shumë më tepër se këta në një kohë tjetër.

E solla këtu për të thënë që është e pamundur, që t’u thuhet njerëzve rrini këtu, mos ikni, se këtu është atdheu. Njerëzit janë në të drejtën e tyre të marrin vendimet e tyre. Shyqyr zotit nuk jemi në bunkerin e komunizmit. Sot shyqyr nëse do t’i krijosh vetes mundësi, ia krijon. Nëse në qytet mundësitë janë më të kufizuara, në fshat janë të pafundme.

Nëse në Tropojë sot vijnë rreth 1500 turistë, kjo do të thotë që ka një treg për këdo që jeton në fshat. Tregu është që me shtëpinë e vjetër dhe në tokën rreth e rrotull ti ke mundësi që të ndërtosh një pikë që të tërheqësh disa prej tyre.”

Të Fundit