Rama nga Praga: Vendet europiane po bashkohen gjithnjë e më shumë, Shqipëria ka një peshë tjetër

Më shumë se 40 liderë nga e gjithë Europa u pritën sot në Pragë për të marrë pjesë në takimin përurues të Komunitetit Politik Europian.

Kryeministri Rama ka folur për mediat pas takimit.

Rama:
Në një format me më shumë se 20 vende ne jemi ndarë në tryeza të rrumbullakëta dhe jemi fokusuar  në propozimet tona. Që nga kriza energjitike tek inflacioni i Putin it dhe patjetër tek forcat e rublave në gjirin e shoqërive tona. Ky është një proces, frika ka qenë një forca shumë vendimtare në gjithë historinë e përpjekjeve për të ndërtuar një komunitet politik evropian, ashtu siç ka qenë një forcë penguese dhe për vetë BE. Në një situatë si kjo, Europa është në një pikë ku për ta krijuar të ardhmen duhet ta parashikojë.

Me kërkesën time drejtuar kryetares së Komisionit është pranuar që të thirren ministrat e energjisë së rajonit në Pragë për të trajtuar çështjen e krizës energjitike si një problem evropian. fokusi kryesor në tryezën e rrumbullakët ku unë isha pjesë, ishte pikërisht kriza energjitike.

Komuniteti evropian është një komunitete vendesh që bashkohen për çështje që janë gjithnjë e më shumë të përbashkëta. Nuk ndahen dot në pjesë kriza e klimës, kriza energjitike, demokratike. jemi në një epokë të re rreziku, kemi dalë nga epoka e sigurt. Kjo epokë e rrezikut i ka mbledhur të gjithë dhe i ka nxitur të afrohen sa më shumë për shkak të inflacionit të luftës. Shqipëria ka një peshë tjetër dhe një zë tjetër. 

Të Fundit