Rama: Në tetor s’do hyjë në fuqi fasha 800 KW për konsumatorët familjarë

Kriza energjetike, Rama thekson se  nuk do të hyjë në fuqi në tetor fasha 800KW për konsumatorët familjarë.

Kryeministri Edi Rama:

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije fasha 800 KW nuk do të hyjë në fuqi në tetor për konsumatorët familjarët.

“Nga nesër është planifikuar  hyrja një fuqi e fashës së konsumit 800 KW mbi çmimin e mbrojtur nga qeveria për konsumatorët familjarë. Kjo fashë synon mbrojtje  në vazhdimësi të 96% të familjeve  të cilat dhe gjatë dimrit nuk e kalojnë  këtë fashë, dhe nga ana tjetër 4% e abonentëve të cilët e kalojnë këtë kufi dhe konsumojnë afro 20%  të të gjithë sasisë të paguajnë me çmimin reali çdo KË mbi kufirin e 800 KW. Kjo është një metodë e ndjekur nga plot vendet për të kursyer energjisë në këtë kohë kaq të zymtë dhe për të mos paguar nga taksat e të gjithëve mbrojtjen e çmimit për konsumin e lartë të një pakice.”- thotë Rama.

Të Fundit