E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

Rama në DRSHTRR e Laçit: Merr fund konçesioni korruptiv që torturoi drejtuesit e mjeteve

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vizituar DRSHTRR në qytetin e Laçit ku e pranishme ka qenë ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku. Sipas Ramës tashmë në këtë DRSHTRR kryhen 110 mijë shërbime në vit për mbi 54 mijë makina.

“Duke ndjekur nga afër transformimin rrënjësor të DRSHTRR, ku kryhen mbi 110 mijë shërbime në vit për 54,209 drejtues automjetesh. Ndërkohë prej ditës së djeshme ka nisur shërbimi publik i kontrollit të mjeteve, pas dhënies fundit të konçesionit rraskapitës e korruptiv, që torturoi me vite drejtuesit e automjeteve. Sipas një kalendari të mirëorganizuar përmes shërbimeve online dhe fizikisht të automjeteve, drejtuesit e automjeteve do të prekin një ndryshim rrënjësor në cilësinë e shërbimit”, shkruan Rama.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, tha se ky autoritet do të jetë më i ashpër me qytetarët e thjeshtë.

“E mira nuk ka fund po nëse ruajmë tarifat dhe rrisim standartet, do jemi të sigurtë edhe me flotën në rrugë, por do të jemi me dorë më të fortë, pra do kemi një sjellje tjetër. E kemi thënë, do ta fillojmë nga vetja, nga shteti sepse flotat publike janë ato që sot kanë problemet më të mëdha, flotat komunale të bashkive shpesh na paraqisin problemet më të mëdha. Ta nisim nga vetja të japim shembullin që ne dimë të korrigjojmë flotat tona një herë pastaj pastaj te jemi më të ashpër dhe me ata”, tha Gonxhja.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑