E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

Rama: Meta duhet të shkarkohet, do konsultohemi me PD për zëvendësuesin

Gjatë konferencës për mediat të mbajtur këtë të hënë kryeministri Edi Rama foli edhe për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Rama deklaroi se ky është vendimi më i shpejtë që duhet marrë.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë tha se Meta dhe partia e tij nuk do të kenë asnjë mundësi bashkëpunimi me mazhorancën e PS-së, teksa vijoi deklaratën duke thënë se do të votojmë në bllok për shkarkimin e tij.

“Mesazhi i tretë është për të gjithë opinionin publik, me Ilir Metën dhe me partinë e tij nuk do të ketë asnjë bashkëpunim. Meta duhet që të shkarkohet nga detyra, është një personazh grotesk që turpëron të gjithë dhe shtetin me qëndrimin e tij, do të bëjmë çfarë kemi në dorë për të çmontuar presidencën dhe do të votojmë në bllok për shkarkimin e tij. Nuk duhet që ta shikojmë më në krye të vendit atë, është herët për të folur për atë por në çdo rast ne do të konsultohemi me Partinë Demokratike për Emrin e Presidentit të Shqipërisë”,tha Rama.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑