Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh urimi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Përmes një postimi në Facebook, Rama ka shprehur respekt dhe vlerësim për të gjithë punëtorët shqiptarë.
“Mirëmëngjes dhe me zemër e respekt, i uroj çdo shqiptari punëtor punë e ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Më herët presidenti Bajram Begaj uroi punëtorët për ditën e 1 Majit, duke shprehur nderim dhe mirënjohje për sakrificën, përkushtimin dhe ndershmërinë e tyre.
Në një mesazh urimi të postuar në rrjetin social Facebook, Begaj shprehet: “Faleminderit çdo njeriu punëtor që, me përkushtim, sakrificë dhe ndershmëri, e bën çdo ditë më të begatë Shqipërinë!



