Rama me fermerët në Ersekë: Pajisuni me nipt, bashkia të jetë ortaku juaj

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një takimi me fermerët në Ersekë se bashkitë duhet të funksionojnë si ortakë me fermerët për prodhimin dhe tregtimin e mallrave.  E pranishme në takim është edhe ministrja e Bujqësisë Frida Krifca.

“Unë i kam kërkuar të gjithë kryetarëve të Bashkive, përfshirë edhe tuajin të angazhohen drejtpërdrejt me fermerët. Bashkia të hyjë në një fazë të re, të luajtjes dhe të rolit të ortakut të drejtpërdrejt të fermerit në këto pika grumbullimi dhe agro-përpunimi. Një aksion që është garant që simulon bashkimin e fermerëve. Bashkitë duhet të angazhohen në bërjen e këtyre projekteve. Ministria e Bujqësisë përmes fondeve europiane dhe përmes garancisë sovrane për bujqësinë të ndihmojë drejtpërdrejtë fermerët. Femerët pjesëmarrës duhet të kenë mbështetje dhe si aksionerë të kësaj ndërmarrje të mos ngarkohen financiarisht”, u shpreh Rama.

Ai nënvizoi se fermerët duhet të pajisen me nipt për të marrë mbështetje nga ministria ose fondet e BE-së. Rama nënvizoi se 35% e nipteve të zonës së Ersekës i kanë gratë.

“Kemi shumë fermerë që nuk e marrin niptin se i tremben taksave. Nëse nuk jeni pasijur me nipt nuk merrni asnjë lloj mbështetje. Nipti është i dobishëm, siç e keni parë u ka dhënë naftën. Në këtë zonë janë rreth 35% e nipteve që zotërohen nga gratë, janë angazhuar për të bërë projekte”, u shpreh ai.

Të Fundit