Rama fushatë në Durrës: “Ekoparku, vendi ku del qartë pse na duhet mandati i tretë

Një ditë pasi çeli zyrtarisht fushatën, kryeministri Rama u shfaq në qytetin e Durrësit nga ku zhvilloi disa inspektime që lidhen me ndërtimin e ekoparkut dhe kantierin e ndërtimit në lagjen e re në zonën e Spitallës.

Kryeministri Rama u shpreh se mandati i tretë i duhet Partisë Socialiste pikërisht për të vazhduar punën në zonat ku po rindërtohet pas dëmeve të tërmetit tragjik në Durrës. Sipas kryeministrit, nëse Partia Socialiste nuk merr mandatin e tretë, e gjithë puna në ato zona do të shkojë dëm.

“Vendi ku mund të shpjegohet shumë thjeshtë pse na duhet mandate i tretë. Për të mbaruar punët që përndryshe s’ka shans të mbarojë, përkundrazi rrezikon të shkojë dëm e gjitha”, tha z. Rama.

Më pas kreu i qeverisë, i shoqëruar nga disa kandidatë të socialistëve në këtë qark lëvizën në këmbë në disa lagje të Durrësit dhe zhvilluan takime me qytetarët por edhe bizneset.

Rama ndërroi dy fjalë me një zonjë që ndodhej në biznesin e saj, duke i vënë në dukje rëndësinë e taksës 0.

Gjithashtu, Kryeministri Rama së bashku me ministren e shëndetësisë Manastirliu ndoqën nga afër edhe procesin e vaksinimit të pedagogëve në Durrës.

Të Fundit