E Diel, 29 Nëntor 2026
Lajm i fundit
‘Shfaqet’ Lulzim Basha, merr pjesë në pritjen e Begajt për 114-vjetorin e Pavarësisë Berisha: Rama përdori të gjitha mjetet kundër protestuesve Demo thirrje qytetarëve pas protestës: Të bashkohemi kundër dhunës, Shqipëria është e të gjithëve 114-vjetori i Pavarësisë, Begaj mesazh protestuesve: Dialogu është rruga, dhuna nuk është zgjidhje New York njeh zyrtarisht 28 Nëntorin, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë futet në kalendarin e qytetit amerikan Nisin tensionet në protestën kombëtare, protestuesit godasin disa institucione gjatë marshimit drejt Kryeministrisë 28 Nëntori, liderët e Shqipërisë dhe Kosovës bashkë në Vlorë për ceremoninë e ngritjes së flamurit Policia e Shtetit uron 28 dhe 29 Nëntorin: Në shërbim të flamurit, qytetarëve dhe atdheut “Më të afërt me Europën e bashkuar”, Rama uron shqiptarët për festën e 28 nëntorit Masa të shtuara sigurie në Vlorë për 28 Nëntorin, qindra forca policie dhe RENEA në terren
Aktualitet

Rama: Do të vijë koha kur Inteligjenca Artificiale do të zëvendësojë parlamentin!

Kryeministri Edi Rama ishte sot në një takim me një prej kompanive në vend që operojnë në fushën e teknologjisë. Gjatë bisedës me drejtuesit e kompanisë, Rama foli edhe për Inteligjencën Artificiale, që sipas tij është një mrekulli.

Më tej kryeministri theksoi me batutë se IA do zëvendësojë parlamentin në të ardhmen, teksa nuk është më i kontrollueshëm.

Gjithashtu, Rama foli edhe për Mira Muratin, e cila drejton një kompani në fushën e IA në SHBA. Rama tregon për njohjen mes tyre dhe për kërkesën që i bëri që ta ndihmojë Shqipërinë drejt BE-së.

Rama: U lidhëm me Mira Muratin në telefon. Nga Vlora ajo. I thashë do na ndihmosh të futemi në BE. E kam seriozisht i thashë. Mesa kuptoj i thashë mund të na ndihmosh të futemi në BE. Pjesa që s’ke nga ikën fare me BE, është merr 250 mijë faqe këtej dhe silli këtej. Dhe gjithë vendet bëjnë një ushtrim me përkthyesi, juristë. I thashë bëhet kështu. Më duket tha që është e bëshme. I thashë prokurimet. Ça ndodh me prokurimet? Ndodh korrupsioni, jepen termat e referencës. 90% ça kërkohet të hysh në tender është publik knoëledge. Të gjitha këto me IA i thith nga brenda.

Çfarë mbetet tek ty? Të shprehesh interesin dhe të bësh ofertën e çmimit. Është mrekulli. Kemi filluar me këtë. Një gjë që kam 12 vjet që përpiqem, kemi bërë shumë ligje. Tani kemi bërë një sistem, për të gërmuar brenda dhe për të nxjerrë gjithë overlap-in. I thua ligjvënësve hiq këto se nuk duhen. Ka momente që del pengesë një ligj i 52-shit. Me këtë IA do jetë mrekulli. Unë e di që do vijë momenti që IA do ketë parlamentin. Është i frikshëm, por nuk është i kontrollueshëm. Ti thua që nuk vazhdoj në këtë rrugë, por është komshiu që vazhdon, ça do bëj unë do lej komshiun.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑