Rama: Disa media po dezinformojnë qytetarët, duan favore të paligjshme

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Twitter ka reaguar sot për titujt e lajmeve të cilat përmendin largimet e shqiptarëve dhe punonjësve nga vendi.

Rama i etiketoi ato duke thënë se kanë qëllimin kryesor dizinformimin e qytetarëve.

Ai thotë se e gjitha kjo po bëhet nga ato media që kanë kërkuar favore të paligjshme, por që qeveria nuk ua ka dhënë.

700 mijë shqiptarë kanë ikur 12 vitet e fundit”! “7 punonjës në ditë ikin nga policia”! ”Tre vite pas tërmetit s’kanë shtëpi”. Këta janë tituj lajmesh të rreme në ekrane private kombëtare që kanë një mision: Dizinformim e nxitje kundër qeverisë! Arsyeja? Duan favore të paligjshme!

Aleanca e Rublave është përditë e më e qartë, çdo ditë e më e tërbuar, ditë pas dite më e dëshpëruar! Një zëdhënës i saj, ngrënës i paepur i turpit me bukë apo i bukës me turp: S’kanë faj ata që shpifin, po ka faj kryeministri që s’bën transparencë për çdo shpifje.

Të Fundit