Ra nga kati i pestë i pallatit, humb jetën 56-vjeçari

Një 56-vjeçar ka humbur jetën në Fier. Dyshohet se ai ka rënë nga lartësia e katit të pestë të një pallati në lagjen “Konferenca e Pezës”.

“Rreth orës 14:40, në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, dyshohet se ka rënë nga lartësia e katit të pestë të një pallati, shtetasi F. H., rreth 56 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Të Fundit