Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Resinoc të Lipjanit, ku një person dyshohet se është përfshirë në një konflikt familjar me babanë dhe vëllain e tij. Pasi palët përfunduan në stacion policor, 20-vjeçari dyshohet se ka goditur qëllimisht viktimat dhe më pas të njëjtit ka tentuar t’i sulmojë me një kaçavidë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për G.Sinani [identiteti i të cilit s’do të publikohet për të mos cenuar privatësinë e viktimave].
Mosmarrëveshja mes palëve ka vazhduar edhe në afërsi të stacionit policor në Lipjan, ku G.Sinani dyshohet se pasi goditi me veturë babanë dhe vëllain ka tentuar që njërin prej tyre ta godas edhe me kaçavidë. Për të futur situatën në kontroll kanë reaguar Policia, me ç’rast njëri prej zyrtarëve policorë ka shtënë me armë në ajër dhe kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin.
Viktimat janë dërguar me urgjencë për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor. I dyshuari është intervistuar nga organet e hetuesisë, teksa njësitë policore kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.