Qytetarja ankohet per nivelin e ujit ne liqen, drejtori: Prioritet per mua eshte… – Stop
KLIPET

Qytetarja ankohet per nivelin e ujit ne liqen, drejtori: Prioritet per mua eshte…

Jemi në Thanë të Lushnjes. Daniela Krasniqi është përfaqësuese e biznesit, që ka fituar të drejtën për peshkim në vitin 2012 në këtë liqen. Ajo shprehet, se që prej fillimit të kontratës, që ka afat 10 vjecar, ky biznes është sulmuar. Rasati i hedhur, si pasojë e ulje-ngritjeve të nivelit të ujit, ka ikur me rrjedhën e ujit dhe ky biznes nuk ka fituar, por ka humbur. Për lëvizjet e ujit, Daniela thotë, se nuk është njoftuar nga Bordi i Kullimit të ujit Fier, që e menaxhon këtë rezervuar.Ne i drejtohemi Bordit të Kullimit Fier dhe takojmë drejtorin Ledio Gjyla. Ai shprehet, se lëvizja e ujit rregullohet sipas një grafiku, që biznesi nuk e ka marrë, pasi qëllimi parësor i këtij liqeni, është ujitja.Por në këtë pikë, drejtori bën bllof, pasi kërkon të dijë, kur do vijnë ta marrin, në një kohë, që grafiku duhet të ishte gati shumë kohë më parë. Nga ana tjetër zëvendësministri i bujqësisë Roland Kristo, sqaron, se janë 2 kontrata, një kontratë me Ministrinë e Bujqësisë ose me pjesën e peshkimit dhe një kontratë me autoritetin, që menaxhon ujin.Në qoftë se kanë lëvizur nivelet e ujit, atëherë duhet të shihet ai, që ka prishur atë pjesë të kontratës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *