‘Qerohu nga këtu, dhëmbë kauçuku gjejmë dhe në rruge’ prokurori injoron dhunën

Jemi në Byshek të Elbasanit. Nazif Myrta, 72 vjec, është goditur me mjete të forta, teksa po kulloste bagëtitë, pranë shtëpisë. Autori, fqinji, Hamit Mehmetaj, duke pretenduar, se Nazifi po kulloste bagëtitë në atë, që ai e quan pronë të vetën, e rreh dhe e godet më kosore ferrash, si dhe me grushta, duke i carë nofullën e duke i dëmtuar dhëmbët protezë. Sot, Nazifi nuk është më në gjendje të kryejë aktivitetet e veta. Mjeku ligjor, si dhe prokurori nuk i tregojnë asgjë. Agresori është i lirë me detyrim paraqitje, akuzuar për vetëgjyqësi dhe për plagosje të lehtë. Por, ky nuk është rasti i vetëm. Shumë fqinj e familjarë kanë rënë pre e dhunës së Hamitit.

Të Fundit