E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
STOP-EMISIONI 52(Sezoni 12) 20 Nentor 2026-E pabesueshme, femije kopshti e filloreje bejne 2 km ne rruge makine per te shkuar ne shkolle STOP-EMISIONI 51(Sezoni 12) 19 Nentor 2026-Denoncime per mashtrim e falsifikim, ne pranga noterja Haxhiu dhe dy zyrtaret bashkepunetore Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi! 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, plagosen edhe 3 fëmijë “Seksi më i shtrenjtë që nga koha e Helenës së Trojës”, senatori amerikan tallet me skandalin e shefit të Nvidia-s: Shpresoj ta ketë shijuar Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura
Aktualitet

“Punët e nisura t’i çojmë në fund”, në spotin e PS aktori Robert Ndrenika

Në nisje të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit kryeministri, Edi Rama, ka zgjedhur të publikojë një spot me protagonist aktorin e njohur Robert Ndrenika.

Ndrenika shfaqet në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku flet për disa sfida të qeverisë Rama si pandemia por prek edhe çështjen e Teatrit Kombëtar për të cilin thotë se do të ngrihet aty ku ishte shumë herë më funksional dhe më i bukur nga sa ishte më parë.

Më tej, Robert Ndrenika flet për një mandat tjetër të Partisë Socialiste të cilin e cilëson si “aktin e dytë” të vizionit për një Shqipëri më të mirë.

“Teatri ishte një vend që gjallëronte. Teatri ishte pasioni ynë. Teatri ishte shtëpia ime, shtëpia juaj dhe e të gjitha familjeve tona. Por, tani boshatisja e tij tregon vuajtjet tona në këto që shfaqet janë ndaluar. E di që këtu do të shohim përsëri shfaqe. Jo vetëm këtu por edhe në Taetrin e ri Kombëtar që do të ngrihet aty ku ishte, por shumë herë më funksional dhe më i bukur nga sa ishte. Ne jemi vetëm në gjysmën e rrugëtimit tonë. Vështirësitë që kaluam nuk na thyen dot, përkundrazi na sollën pranë njëri-tjetrit. Akti ynë i dytë s’ka ardhur ende. E ardhmja jonë është plot shpresë. Akti i dytë është vizioni i i një Shqipërie më të mirë, me ekonomi më të mirë, paga më të larta, një jetë më të mirë për të gjithë ne. Është koha që punët e nisura t’i shpiem deri në fund. Nuk ka kohë për pushim Shqipëria është e ardhmja jonë”, thotë Ndrenika.

Kujtojmë se aktori i njohur Robert Ndrenika ishte fillimisht kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar, ndërsa më pas qëndrimi i tij ndryshoi duke përkrahur vendimin e kryeministrit Edi Rama.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑